Bimët në zhdukje
Ashtu si edhe kafshët, bimët gjithashtu janë të rrezikuara per zhdukje. Ka shumë faktorë që ndikojnë në zhdukjen e tyre. Humbja e habitatit është një prej tyre, dhe ajo ndalon krijimin e numrit të popullsisë së një lloji dhe ndalon kultivimin e bimëve. Atëherë, çfarë mund të bëjmë ne për ta reduktuar këtë? Së pari duhet të ndalojmë me prerjen e drunjëve, sepse shumë lloje të tyre janë në rrezik për zhdukje. Dhe të mos harrojmë se drunjtë gjithashtu i përdorim për të bërë letër të re, kështu që përsëri vijmë te riciklimi, sepse duke ricikluar letër, ne ndalojmë prerjen e drunjëve të ri. Për bimët tjera siç janë lulet, kërpudhat, algat, myshqet etj, ajo çka mund të bëjmë është të mos ndalojm kultivimin e tyre dhe ti ruajmë farat e një lloji origjinal me qëllim që ato mos të zhduken. Në këtë prezentim kam treguar disa lloje të bimëve të rrezikuara rreth botës, ku gjinden ato dhe gjithashtu shkaqet e zhdukjes së tyre.
https://1drv.ms/p/s!AmDfxSx4ZWOsg1fDa9-Necz3Qa1T
Comments
Post a Comment